Gjykata e dënon me një vit burg Xhavit Bicajn, i akuzuar për konkursin në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

qkuk_1509979417-8880200

I akuzuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një konkursi në QKUK, Xhavit Bicaj është dënuar sot me një vit burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Bicaj akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se duke qenë anëtar i Komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e drejtorit të njësive përkatëse të QKUK-së, ua ka dërguar pyetjet me përgjigje të sakta dy prej kandidatëve, dr. Sonja Blakajt dhe dr. Ramë Miftarit.

Vepra e pretenduar sipas aktakuzës ka ndodhur më 31 korrik dhe 3 gusht 2014.

Gjatë procesit të gjykimit, Bicaj i kishte quajtur “të montuara” akuzat ndaj tij.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjykata-e-denon-me-nje-vit-burg-xhavit-bicajn-i-akuzuar-per-konkursin-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala