Gjykata e Apelit ende nuk e ka caktuar seancën për kryetarin Muja

Autori:Gazeta Fjala

ramadan muja

Gjykata e Apelit e Kosovës ende nuk e ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e lëndës penale në rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Kësisoj tashmë kanë kaluar dy vjet e gjysmë, që prej se kjo lëndë është përmbyllur në shkallën e parë të gjyqësorit dhe nuk është finalizuar në shkallët më të larta me një vendim të plotfuqishëm.

Zyrtarë të Gjykatës së Apelit, instancë kjo e cila duhet ta shqyrtojë këtë lëndë, kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se kolegji penal ende nuk e ka caktuar datën e seancës.

“Akoma nuk është caktuar seanca e kolegjit në rastin ‘Muja dhe të tjerët’”, ka thënë Arbër Jashari, zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në muajin shtator të 2016-s janë mbushur pesë vjet që prej se kryetari Muja përballet me organet e drejtësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjykata-e-apelit-ende-nuk-e-ka-caktuar-seancen-per-kryetarin-muja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala