Gjuriqi e quan bashkëpunëtorë të shqiptarëve politikanin serb që e quajti hajdut banesash

Autori:Gazeta Fjala

Gjuriq-Jovanoviq-600x360

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq, është përplasur ashpër me liderin e Partisë Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, pasi ky i fundit e ka akuzur Gjuriqin se ka uzurpuar dy apartamente në Vraçar.

Gjuriq këto i ka quajtur shpifje, dhe ka ngritur padi ndaj Jovanoviqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Beograd.

“Në një fjali ai më quajti tradhtar, që pa dyshim më dëmtoj nderin tim dhe reputacionin tim dhe gjithashtu më ka kërcënuar me varje”, ka thënë Gjuriq.

E për këto deklarime të Jovanoviqit, Gjuriq thotë se ka kërkuar mbrojtje nga Gjykata.

Ndër të tjera Gjuriq e ka akuzuar kreun e demokratëve të Serbisë, se iu bie në gjunjë ‘terroristëve shqiptarë’, dhe sipas tij është e rëndësishme që Gjykata të marr parasysh edhe faktin që Jovanoviq bashkëpunon me Forcat Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU).

Sipas tij Policia e Kosovës është duke punuar në bashkëpunim me të.

Për të gjithë deklarimet e tij do të kërkoj përgjegjësi para Gjykatës ka thënë Gjuriq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjuriqi-e-quan-bashkepunetore-te-shqiptareve-politikanin-serb-qe-e-quajti-hajdut-banesash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala