Gjuriq thotë se Sveçla është një nga bashkëpunëtorët më radikal të Albin Kurtit

Autori:Gazeta Fjala

auto_svecla-e-gjuriq-1-780x4391575794947-850x460

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur edhe sot gjatë ditës për takimin me anëtarin e kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçlën, Arban Abrashin e LDK-së si dhe Ardian Gjinin e AAK-së, gjatë një vizite në Tiranë, siç shihet në një fotografi të publikuar nga Gazeta Express.

Gjuriq tha për TV PINK se po merrte pjesë në një konferencë me disa parti të vendeve të rajonit, ku nuk është diskutuar për qeverinë e ardhshme të Kosovës, e as për bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sa i përket takimit me Sveçlën, Gjuriq ka thënë se ai është një nga politikanët më ekstremistë shqiptarë, e një nga bashkëpunëtorët më radikal të Albin Kurtit, kreu të VV-së.

Sipas tij, ka disa parti në Kosovë që nuk kanë marrë pjesë në këtë konferencë, e që e kanë përdorur fotografinë për grindje të brendshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ata që nuk erdhën në takim, dërguan dikë që të bënte një foto të darkës, që më pas të fillonte një stuhi politike, që e përdorën për përballjen e tyre të brendshme me VV-në”, thotë ai.

Gjuriq foli edhe për drejtuesin e VV-së, Albin Kurti që tha se ai do të donte që Serbia t’i kishte duart e lidhura në bisedime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjuriq-thote-se-svecla-eshte-nje-nga-bashkepunetoret-me-radikal-te-albin-kurtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala