Gjuriq: Sistemi arsimor në Kosovë sipas atij të Serbisë

Autori:Gazeta Fjala

gjuriq

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pas vizitës në Universitetin e Prishtinës me seli në Mitrovicë, ka deklaruar se çështja e institucioneve arsimore në atë që ai e quan krahinë, është e zgjidhur, meqë ata ndodhen nën sistemin arsimor të Serbisë dhe se ky është qëndrimi zyrtar i tyre, si dhe që rreth kësaj nuk do të ketë negociata, shkruan radiokontaktplus.

“Dua të them se sistemi arsimor në Kosovë është i zgjidhur dhe janë nën sistemin e Republikës së Serbisë. Sot funksionojnë me këtë sistem, dje kanë funksionuar dhe do të funksionojnë njëjtë edhe nesër. Kjo është diçka rreth së cilës nuk ka nevojë të ketë bisedime të mëtutjeshme”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, e vetmja gjë rreth së cilës mund të diskutohet në të ardhmen është se si të pranohen diplomat e lëshuara nga Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë nga institucionet e Prishtinës dhe më gjerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjuriq-sistemi-arsimor-ne-kosove-sipas-atij-te-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala