Gjuriq: Shqiptarët i duan “serbët e Albin Kurtit” në Qeveri

Autori:Gazeta Fjala

md-1-600x360

Manipulim me votat e serbëve në Kosovë, e kanë quajtur zyrtarët serbë helmimin e anëtarëve të komisionit të QNR-së.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka paralajmëruar opinionin vendor e atë ndërkombëtar se ky manipulim po bëhet me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot, të gjithë duhet ta shohin se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe se e gjitha kjo bëhet që serbët, prapë rrejshëm, të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviqi dhe kandidatët e tjerë ‘të Kurtit’”, ka shkruar Gjuriqi

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se gjatë ditës së diel, anëtarët e kësaj partie janë larguar nga hapësirat e Qendrës për Numërim të Votave në Prishtinë, duke shtuar se aktualisht po ndodh vjedhja e votave serbe, për ta përmbysur vullnetin zgjedhor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjuriq-shqiptaret-i-duan-serbet-e-albin-kurtit-ne-qeveri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala