Gjuriq: Prishtina dëshiron t’i përgjojë telefonat tanë

Autori:Gazeta Fjala

marko djuric

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel, pa sukses janë përpjekur për të marrë qasje në sistemin e “Telekomit të Serbisë”, gjë që do të mund t’ua lejonte atyre t’i përgjojnë telefonat e të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Duke folur në një intervistë për televizionin “Most” në Zveçan, ka thënë se kërkesa që shqiptarët të kenë qasje në “Telekomin e Serbisë”, nuk është pranuar, transmeton Klan Kosova.

“Ata kanë kërkuar që të mund të kenë qasje në sistemin e ‘Telekom Serbia’, diçka që do t’ua lejonte atyre të rrezikojnë historinë që të mund të përgjohen telefonat e qytetarëve serbë në mënyrë ligjore. Dyshoj se ka nga ata që po përpiqen t’i përgjojnë telefonat e qytetarëve serbë”, ka thënë Gjuriq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjuriq-prishtina-deshiron-ti-pergjoje-telefonat-tane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala