Gjumi i çrregullt ju bën më të stresuar

Autori:Gazeta Fjala

gjumi_1475882837-4049972

Gjumi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për funksionimin e organizmit, dhe aktiviteteve gjatë një dite.

Për personat e rritur janë të rekomanduara gjashtë deri në tetë orë gjum.

Personat që flenë më pak se tetë orë në ditë mund të përballen me situata stresuese dhe mund të shohin veten në gjendje depresive.

Të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësimë, kanë mendime shumë negative krahasuar me të tjerët.

Studime të fundit, të publikuara në gazetën “Terapi të sjelljes”, kanë treguar se njerëzit që flenë pak janë të prirut të kenë mendime që i shkaktojnë ankth dhe stres.

Ekspertët po mundohen të tregojnë se koha e gjumit arrin të ndikojë në crregullimet psikologjike, prandaj është i domosdoshëm gjumi i rehatshëm dhe i plotë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjumi-i-crregullt-ju-ben-me-te-stresuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala