Gjukanoviq: Demarkacioni është çështje e brendshme e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

gjyka_1473173682-697712-780x439

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se Demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”.
“Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, tha Gjukanoviq në Ulqin, raporton agjencia Beta.

Ai më tutje ka theksuar se Mali i Zi, sa i përketë Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjukanoviq-demarkacioni-eshte-ceshtje-e-brendshme-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala