Gjobat në trafik deri në 1500 euro

Autori:Gazeta Fjala

policia

Nga 1 janari i këtij viti në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se përmes këtij ligji synon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Një ligj i tillë kishte hyrë në fuqi edhe në vitin 2016, megjithatë numri i madh i aksidenteve dhe rrezikshmëria në trafik kanë shtyrë institucionet që të rrisin edhe më shumë gjobat.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e saj në shqiptimin e gjobave për kundërvajtje i realizon në bazë të ligjit.

Ndërsa ekspertë të çështjeve të sigurisë kërkojnë që të merren masa në uljen e numrit të aksidenteve dhe të shtohet siguria në rrugë. Ata e konsiderojnë rritjen e gjobave pozitive, por jo të mjaftueshme.

Rregulla të reja për shoferë e për këmbësorë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ligji i ri përcakton rregulla të reja për shoferë, për këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik. “Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, për këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentës së shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit, etj.”, thuhet një njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjobat-ne-trafik-deri-ne-1500-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala