Gjilani e Vitia ndihmojnë Kumanovën

Autori:Gazeta Fjala

kumanova 6

Gjilani e Vitia u kanë dalë në ndihmë 14 familjeve shqiptare të zhvendosura nga Kumanova.Këtyre familjeve u janë shpërndarë produkte ushqimore, siç janë mielli, kripa, sheqeri, si dhe veshmbathje

Gjithsej në Gjilan janë të strehuar pesë familje me 25 anëtarë, të cilët janë vendosur ë fshatrat e Karadakut, siç është Zhegra, ndërsa ndihmat për këto familje janë bërë përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Komuna e Vitisë ka strehuar 9 familje të zhvendosura, ku Këshilli emergjent komunal është duke u përkujdesur për këto familje dhe krahas ndihmave është bërë evidencimi dhe regjistrimi i tyre. Ndërsa familjet e zhvendosura kanë dërguar fëmijët e tyre për t’i vijuar mësimet në shkollën fillore në Stubëll të Epërme dhe në Letnicë, ku këta nxënës janë të grupmoshave të ndryshme. Janë gjithsej 10 fëmijë të cilët ndjekin tashmë procesin mësimor.

Marjan Ukaj, drejtori i shkollës fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, bëri të ditur se janë duke ndjekur mësimet aktualisht 4 nxënës në Stubëll dhe 6 në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në Letnicë. Ai theksoi se u kanë ofruar kushte për mësim, duke u dhënë edhe tekste shkollore dhe fletore, ndërkohë ka pohuar se ata po vijnë rregullisht në mësim. Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani, është shprehur i gatshëm që të rrinë afër këtyre nxënësve dhe tu’ mundësojnë vijimin e procesit mësimor.

“Ne sot ishim në vizitë për t’i parë nga afër se si po zhvillohet procesi mësimor në fshatin Letnicë dhe Stubëll të Epërme, posaçërisht të nxënësve që kanë ardhur tani kohët e fundit nga fshatrat e Maqedonisë. Është mirë që shoqërizimi i tyre me bashkëmoshatarët në shkollë është në nivel dhe besojmë se do të vazhdohet më tutje të ndjekin mësimet derisa të krijohen kushte për kthim në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjilani-e-vitia-ndihmojne-kumanoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala