Gjetjet e Komisionit: Çakorri është jashtë territorit të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

demark

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft-raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij, të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Këto të dhëna Komisioni i ka marrë në buletine të ndryshme. Qela në publikimin e draft-raporteve ka prezantuar publikime të anëtarëve të Komisionit në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

“Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në ambientet e Qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjetjet-e-komisionit-cakorri-eshte-jashte-territorit-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala