Gjermania mbështetëse e vazhdueshme e qytetarëve të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

ZKP-01-4-1

Kryeministri Isa Mustafa, është takuar sot me ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, i cili po viziton Kosovën.

Gjatë takimit, Mustafa dhe Schmidt kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Kreu i ekzekutivit theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Me këtë rast, shefi i Qeverisë shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Gjermanisë.

“Gjermania ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë në të gjitha fazat, duke qenë ndër përkrahësit dhe partnerët strategjik të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës edhe në proceset aktuale shtetndërtuese dhe europianizuese”, tha ai.

Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën  në shumë drejtime.

Ai vlerësoi të arriturat e deritashme si dhe shfaqi interesim për shumë aspekte të zhvillimeve në vend, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ministri gjerman foli edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit të shkëmbimeve dhe ofrimit të përkrahjes në fushën e bujqësisë, arsimit, integrimet evropiane, investimet, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjermania-mbeshtetese-e-vazhdueshme-e-qytetareve-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala