Gjermania fton Mustafin për Kupën e Konfederatave

Autori:Gazeta Fjala

Shkodran-Mustafi-722694-1

Toni Kroos, Thomas Muller dhe Mesut Ozil janë disa nga emrat që janë lënë jashtë për Kupën e Konfederatave në Rusi.

Trajneri i kampionëve të botës, Joachim Low, dëshiron të ketë të freskët skuadrën për Kupën e Botës në vitin 2018 dhe për këtë ka lënë shumë yje në shtëpi për garën e kësaj vere.

Jerome Boateng, Mario Gomez, Mats Hummels, Sami Khedira, Kroos, Muller dhe Ozil të gjithë mund t’i fillojnë më herët pushimet verore, pasi Low nuk i ka ftuar për Kupën e Konfederatave.

Vetëm tre lojtarë që kanë qenë me Gjermaninë dhe kanë fituar Kupën e Botës janë ftuar nga Low: Matthias Ginter, Shkodran Mustafi dhe Julian Draxler.

Kjo garë fillon me 17 qershor, derisa finalja luhet me 2 korrik. Gjermania gjendet në Grupin B me Kamerunin, Kilin dhe Australinë.

Derisa në Grupin A gjendet, nikoqiri Rusia, kampioni i Evropës, Portugalia, Meksika dhe Zelanda e Re.

Skuadra e Gjermanisë për Kupën e Konfederatave:

Portierë: Bernd Leno, Marc-Andre Ter Stegen, Kevin Trapp

Mbrojtës: Matthias Ginter, Jonas Hector, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Shkodran Mustafi, Marvin Plattenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Sule

Mesfushorë dhe sulmues: Julian Brandt, Emre Can, Kerem Demirbay, Diego Demme, Julian Draxler, Leon Goretzka, Sebastian Rudy, Leroy Sane, Lars Stindl, Sandro Wagner, Timo Werner, Amin Younes. /Gazeta Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjermania-fton-mustafin-per-kupen-e-konfederatave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala