Gjermania do t`i kthej azilantët

Autori:Gazeta Fjala

emigrande-620x350

Rreth 99 për qind e kërkesave të emigrantëve që duan të fitojnë azilin në Gjermani do të refuzohen. Qëndrimi i prerë i politikanëve gjermanë ka paralajmëruar kështu vazhdimin e politikave shtrënguese në një moment kur numri i azilkërkuesve është rritur në mënyrë të ndjeshme. Në këtë listë azilkërkuesish një numër jo të vogël zënë dhe shqiptarët, nga Shqipëria dhe Kosova.

Kryeministri i Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stefan Ëeil duke folur për “Hannover Presse”, ka paralajmëruar se edhe për ta përgjigjja e Gjermanisë do të jetë e njëjtë, kthimi mbrapsht. Ndërkohë që i ka bërë apel politikës qendrore gjermane për të shkurtuar edhe më tej kohën e shqyrtimit të kërkesave për azil, e cila mund të zgjasë edhe më shumë se 1 vit. Kërkesat e Ëeil, por dhe të disa kryesuesve të landeve gjermane kanë bërë që kancelaria Angela Merkel të paralajmërojë për një takim të nivelit të lartë për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Sipas mediave gjermane takimi i thirrur nga kancelaria është lënë për në 8 maj.

Refuzimi i kërkesave

Kërkesat e azilantëve nga Kosova refuzohen në masën 99 për qind të rasteve, është shprehur kryeministri i Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stephan Ëeil për gazetën e Hanoverit “Hannover Presse”, transmeton albinfo. ch. Ëeil i ka bërë ndërkohë thirrje politikës qendrore gjermane që të përshpejtohen sa të jetë e mundur, procedurat e trajtimit të kërkesave për azil që vijnë nga emigrantët

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjermania-do-ti-kthej-azilantet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala