Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, po priten njësitë e specializuara për ta larguar

Autori:Gazeta Fjala

dd1-e1570992470568-780x439

Një mjet shpërthyes është gjetur para pak minutave në Pejë.

Sipas burimeve policore të afërta me “Radio 1”, mjeti shpërthyes është gjetur saktësisht në një trafo elektrike në lagjen ‘Kristal’, në afërsi të Fabrikës së Bukës.

Driton Rugova, zyrtar për Media në Policinë e Pejës ndërkohë ka konfirmuar se mjeti është gjetur në rrugën ‘Jeton Dedushaj’, dhe se po priten njësitë e specializuara për ta larguar dhe ekzaminuar më pas.

Njësitet e Specializuara policore tashmë janë në vendin e ngjarjes, teksa pritet të arrijë edhe FSK-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjendet-nje-mjet-shperthyes-ne-peje-po-priten-njesite-e-specializuara-per-ta-larguar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala