Gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Deçan

Autori:Gazeta Fjala

LAJMI I FUNDIT

Në fshatin Baballoq të Deqanit, mbrëmë është gjetur i vdekur një 20 vjeçar. Ai ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”.

Policia e Rajonit të Pejës përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se ata janë informuar për rastin mbrëmë.

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor”, thuhet në njoftim.

Pas raportimit të rastit, njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes’.

“Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjendet-i-vdekur-nje-20-vjecar-ne-decan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala