Gerrardi pasardhës i Kloppit te Liverpooli

Autori:Gazeta Fjala

gerard

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se një ditë do të donte ta shihte Steven Gerrardin në postin e menaxherit në Anfield.

36-vjeçari i dha fund karrierës së futbollist në muajin nëntor dhe së fundmi është emëruar trajner i grupmoshave U-18 të Liverpoolit.

“Është mirë që mund ta angazhojmë Stevenin”, ka thënë The Times. “Çfarë djaloshi. Është fantastik. Ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Stërviti me neve gjatë dimrit dhe gjuajtjet e tij ishin të pabesueshme”, ka shtuar trajneri gjerman.

“I kam thënë se kur të largohem, ose kur më shkarkon klubi. Natyrisht se nuk më intereson se kush do të jetë pasardhësi im, por do të doja që ai të ishte. Do të sigurohem që ai të marrë gjitha informacionet që i duhen”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gerrardi-pasardhes-i-kloppit-te-liverpooli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala