Gashi: Lul ndale reketin

Autori:Zekirja Shabani

lulzim raafuna

Dogana e Kosovës duket se është bërë pengesë e madhe për shumë biznese. Ankesat ndaj këtij institucioni nuk kanë të ndalur.

Së fundmi përfaqësues të kompanisë eksportuese dhe importuese, “Besimi Comerce”, përmes një letre i kanë kërkuar drejtorit të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, që të ndal siç thonë ata shantazhet përmes skemave kriminale që për këtë kompani janë terminalet doganore.

Hyzer Gashi, i nënshkruar në letër si autor kërkon nga Rafuna që të korrigjoj politikat e doganës për mbledhje të obligimeve doganore dhe të heq dorë nga “reketimi dhe kushtëzimet tjera institucionale”.

Ky presion që po i bëhet biznesit sipas tij, po i detyron afaristët kosovarë që të largohen nga vendi sikur edhe shumë të tjerë.

Lexojeni të plotë letrën e kësaj kompanie:

leter dogana

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gashi-lul-ndale-reketin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala