Gani Geci tregon kush s’i ndihmuan Jasharët

Autori:Gazeta Fjala

auto_gani-780x439-650x3581506418118

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka folur për premtimet që i janë bërë Jasharëve nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe nga Qeveria Bukoshi.

Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se as LPK’ja, e as qeveria e udhëhequr nga Bujar Bukoshi, nuk i mbajtën fjalët dhe nuk i dolën në ndihmë Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“Ata (LPK) i kanë premtuar Adem Jasharit që t’i sjellin armë”, ka thënë Geci. “E, Bukoshi i ka premtuar Rifat Jasharit që do t’i financojnë”, ka treguar ai.

“Asnjëri s’ka ndihmuar”, ka thënë Geci në T7. “S’kanë pasur fuqi asnjëra palë t’i ndihmojë, as Ademit, as askujt”, është shprehur ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gani-geci-tregon-kush-si-ndihmuan-jasharet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala