Gadaff ishte afër për ta blerë Manchester United

Autori:Gazeta Fjala

afaefae

Ish-diktatori i Libisë, Kolonel Muammar Gaddafi ishte pranë blerjes së një pjese të aksioneve të Manchester United në vitin 2004.

Këtë prapaskenë e ka zbuluar financieri Mehmet Dalman, i cili ishte ndërmjetës për këtë transaksion të rëndësishëm.

Ai pranoi për gazetën “The Times” se flitej për 29,9 për qind të aksioneve.

“Gadaffi për pak sa nuk e bleu klubin, ishte shumë pranë” – citohet Mehmet Dalman nga gazeta britanike. Një marrëveshje që nuk u mbyll, duke mos i dhënë mundësinë Muammar Gadaffi të zotëronte një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.

Kolonel Gadaffi u vra në vitin 2011, pas protestave në Libi.

Në 2005 klubi i kaloi familjes Glazer. Investitorët amerikanë arritën të merrnin skuadrën e njohur pavarësisht protestave të tifozëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gadaff-ishte-afer-per-ta-blere-manchester-united/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala