Gabime në procesimin e të dhënave nga KQZ-ja, në Drenas 329 vota të vlefshme, 419 për partitë politike

Autori:Gazeta Fjala

votojme (2)

Në një nga vendvotimet në komunën e Gllogocit ka një mospërputhje të thellë mes numrit të fletëvotimeve të vlefshme, krahasuar me numrin e përgjithshëm që i është ndarë subjekteve politike.

90 vota është dallimi mes numrit të fletëvotimeve të vlefshme me votat e shpërndara për partitë politike.

Këto të dhëna i gjeni në faqen zyrtare të KQZ-së, ku publikohen të dhënat mbi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan gazeta inFokus.

Në vendvotimin me numër 0327E/O2D numri i fletëvotimeve të vlefshme është 329, ndërsa numri i votave të shpërndara për partitë politike është 419.

Në lëshime të tilla mund të hasni edhe në shumë vendvotime tjera, çka ka nxitur partitë politike të kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi.

Linku:

https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=0327E/02D&IsPS=1&Turnout=0&LangID=2

72173102_411596549500957_6341225767493435392_n (2)
72173102_411596549500957_6341225767493435392_n (1)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gabime-ne-procesimin-e-te-dhenave-nga-kqz-ja-ne-drenas-329-vota-te-vlefshme-419-per-partite-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala