FSK shpall ushtarin më të mirë për vitin 2015

Autori:Gazeta Fjala

foto

Me rastin e shpalljes zyrtare të ushtarit më të mirë te Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale, në Kazermën “Adem Jashari” mbahet ceremonia zyrtare ’’Ushtari më i mirë, 2015’’.

Për tri ditë me radhë, 22 pjesëtarë të përzgjedhur të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandë së Doktrinës dhe Stërvitjes, garuan dhe sipas rezultateve të tyre të arritura, nesër pritet që të shpallet ushtari më i mirë.

Ushtarët u testuan në këto lëmi: Navigim tokësor (ditën dhe natën), gjuajtja me armë të gjata, test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim në njohuri të përgjithshme ushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë, etj.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm: Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si gjeneralë dhe komandant të njësive të FSK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fsk-shpall-ushtarin-me-te-mire-per-vitin-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala