FSK dhe Komuna e Prishtinës ndajnë dhurata

Autori:Gazeta Fjala

21_12_2016_7367093_IMG_0866

Në prag të festave të fundvitit, Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës kanë organizuar një projekt “Ty Dashuri në Paketë”, shkruan Gazeta Fjala.

Dhuratat ju ndanë fëmijëve të Prishtinës dhe rrethinës së saj.

Aksioni ka zgjatur tre ditë, dhe është shtrirë në 15 shkolla, në SOS fshatin për fëmijë, Klinikën e Pediatrisë, Klinikën e Kirurgjisë etj.

Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fsk-dhe-komuna-e-prishtines-ndajne-dhurata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala