Fshati i parë në Kosovë që i ndaloi hyrjen KEDS-it (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

LLOZ 1

Investitori turk që më shumë lehtësi dhe çmim minimal privatizoi distribucionin e KEK-ut nuk po arrin të këtë qasje në një fshat të Kosovës.

Bëhet fjalë për banorët e fshatit Llozicë të komunës së Malishevës që në shenjë revolte me shërbimet e dobëta të KEDS-it nuk kanë lejuar hyrjen e inkasantëve të kësaj kompanie për të shikuar orëmatësit, shkruan Gazeta Fjala.

Ata po përballen me energji të dobët elektrike në temperaturat e ulëta që po mbretërojnë këto ditë në Kosovë. Me rrymën që ata kanë tani përveç që nuk mund të ngrohen apo të përdorin për pajisjet elektrike ata nuk kanë as ndriçim të mjaftueshëm.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të drejtuara në KEDS për ndërrim të trafos dhe përmirësim të shërbimeve të energjisë elektrike askush nuk është interesuar për këtë rast.

Gazeta fjala merr vesh se banorët e këtij fshati janë të vendosur të mos lejojnë futjen e inkasanteve në fshat derisa gjendja të përmirësohet. /Gazeta Fjala/

LLOZ 3

LLOZ 2

LLOZ 4

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fshati-i-pare-ne-kosove-qe-i-ndaloi-hyrjen-keds-it-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala