Fshatarët meksikanë e lidhin kryetarin për veture dhe e tërheqin zvarrë

Autori:Gazeta Fjala

Meksika-600x360

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në jug të Meksikës pasi e lidhën kryetarin e fshatit për një veture dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë pasi e nxorën nga zyra e tij.

Policia ndërhyri për ta liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.

Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët që po kërkojnë nga ai përmbushjen e premtimit për riparimin e një rruge lokale. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.

kamionet-852x460

Screenshot_2--------======8uiji

Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë janë shpesh cak i sulmeve nga bandat e drogës, sidomos kur refuzojnë të bëhen pjesë e skemave kriminale të tyre, por ndodh më rrallë që zyrtarët të sulmohen për shkak të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

Escandon tha se do t’i padisë personat e dyshuar për rrëmbim dhe vrasje në tentativë.

Disa persona u lënduan në përleshjen mes forcave policore dhe personave që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e kryetarit. Në pamjet e siguruara nga kamerat shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga një veturë e madhe, shkruan “BBC”,

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fshataret-meksikane-e-lidhin-kryetarin-per-veture-dhe-e-terheqin-zvarre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala