Frutat që parandalojnë diabetin

Autori:Gazeta Fjala

Diabeti

Të jetosh me diabet kërkon disa ndryshime të jetesës. Këto ndryshime kanë të bëjnë me mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës.

Siç dihet, frutat përmbajnë fruktozë (lloj natyral sheqeri) dhe nuk lejohen të konsumohen shumë nga diabetikët. Ata duhet të tregojnë kujdes në konsumimin e ushqimeve të ëmbla, qofshin ato edhe fruta.

Disa nga frutat që kontrollojnë dhe parandalojnë diabetin:

Molla – Është një burim i mrekullueshëm fibrash të tretshme. Ajo ju ndihmon të ndiheni të plotë dhe fibrat e saj ngadalësojnë absorbimin e sheqerit në gjak. 1 mollë me lëkurë ju siguron rreth 20% të nevojave ditore për fibra.

Kumbullat e zeza – Kanë veti anti-diabetike. Ato zvogëlojën nevojën e urinimit të shpeshtë dhe etjes, simptoma këto që janë të pranishme tek diabetikët. Kumbullat e zeza ndihmojnë trupin që ta konvertojë niseshtenë në energji, e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hani jo më shumë se 2 kumbulla mesatare për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak.

Qitro – Sipas një studimi lëngu i qitros ul nivelet e sheqerit në gjak aq sa Metformina, medikament për diabetin. Qitro rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun për t;u bërë obez. Niseni ditën me 1 copë qitro ose 1 gotë lëng qitro.

Avokado – Përmban fibra të shumta që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Kaliumi në avokado zvogëlon simptomat e diabetit.

Luleshtrydhet – Janë një mënyrë e mirë për të plotësuar dëshirat për ushqime të ëmbla për diabetikët. Ato janë të pakëta në kalori dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Hani 4-5 luleshtrydhe mesatare në ditë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/frutat-qe-parandalojne-diabetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala