Frashëri e nënvlerëson Albin Kurtin: Glauku është më i mençuri e më i lexuari në Vetëvendosje

Autori:Gazeta Fjala

25788df1-2936-4b5d-91c6-2a48bb3e64cd-cx0-cy1-cw0-w1023-r1-s_1520539123-3576696

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka komentuar gjendjen aktuale në të cilën ndodhet partia e Albin Kurtit. Ai teksa ka folur për liderin e VV’së, ka thënë se ai nuk është me i mençuri në Lëvizje.
Sipas Krasniqit, më i lexuari dhe më i mençuri është Glauk Konjufca.

“Glauku për mua ka qenë çdo herë referencë intelektuale në Vetëvendosje”, është shprehur ai.

“Ai për mua ka qenë frymëzim në çdo aspekt. Unë mendoj se Glauku është më i lexuari dhe më i mençuri në VV”, ka thënë ai në KTV.

Ai ka treguar se Glauk Konjufca është edhe intelektualist më i përgatituri i Lëvizjes.

“Unë po ashtu vazhdoj edhe tash të mendoj se është i mençur. Kam mendim të mirë dhe respekt për të”.

Krasniqi ka thënë se Glauku nuk ka folur kurrë në bazë të teorive konspirative. Viagra Soft cheap Cialis Super Active

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/frasheri-e-nenvlereson-albin-kurtin-glauku-eshte-me-i-mencuri-e-me-i-lexuari-ne-vetevendosje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala