Frashër Demaj: PDK me votë popullore shkon në opozitë me 6 tetor

Autori:Gazeta Fjala

70044887_2411351488950942_2445296834923462656_n-600x360

Kandidati i LDK-së për deputet, Frashër Demaj ka thënë se është koha që PDK të shkojë në opozitë në zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Demaj ka thënë se qëndrimi i gjatë në pushtet i ka shërbyer krijimit të një oligarkie politike dhe kapjes së shtetit nga një strukturë mafioze që lidhet ngushtë me PDK-në.

Sipas tij, që të shthuret ky sistem korruptiv, PDK duhet që pas 6 tetorit me votë popullore të dërgohet në opozitë.

“Andaj për t’u shthurur ky sistem korruptiv, mafioz dhe kriminal duhet që PDK pas 6 tetorit, me votë popullore të dërgohet në opozitë. Në të kundërtën “kapja dhe çkapja” do të mbesin gjatë në fjalorin politik dhe qytetar të Kosovës”, ka shkruar ai.

70044887_2411351488950942_2445296834923462656_n-600x360

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/frasher-demaj-pdk-me-vote-popullore-shkon-ne-opozite-me-6-tetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala