Franca refuzoi kërkesën për azil të Snowden

Autori:Gazeta Fjala

snowden-france-file

Franca ka refuzuar kërkesën për dhënien e azilit ish-agjentit amerikan të Agjencisë Nacionale të Sigurisë (NSA), Edward Snowden, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi, Jean-Yves Le Drian, duke thënë se “nuk është koha për këtë”.

Snowden ka jetuar në Rusi për t’i shpëtuar ndjekjes së SHBA pasi ka zbuluar dokumente të klasifikuara që detajojnë programet e mbikëqyrjes qeveritare. Duke e pyetur sërish Francën për azil këtë javë, ai argumentoi se “mbrojtja e kallëzuesve nuk është një veprim armiqësor”.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha për televizionin CNews të enjten se kur Snowden për herë të parë kërkoi azil francez në vitin 2013, qeveria franceze “konsideroi se nuk ishte koha. Unë nuk shoh se çfarë ka ndryshuar”, transmeton Anadolu.

Snowden ka kërkuar azil edhe në disa vende të tjera. “Kujtimet” e tij u lëshuan në rreth 20 vende këtë javë, përfshirë Francën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/franca-refuzoi-kerkesen-per-azil-te-snowden/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala