Fotografoi një plak rastësisht pa e ditur se ai ishte 15 vjet në arrati

Autori:Gazeta Fjala

tatu

Një fotograf duke menduar se po e fotografon një plak me plot tatuazhe nëpër trup, ai në të vërtetë e kishte fotografuar shefin e shumëkërkuar të mafisë japoneze.

Fotografia e një plaku me tatuazhe në shpinë, i cili në një rrugë të Tajlandës po luan lojëra shoqërore u shpërnda nëpër internet, ndërsa personi i cili e kishte fotografuar nuk dinte se kë e kishte “gjuajtur”.

Fotografia e një plaku me tatuazhe në shpinë, i cili në një rrugë të Tajlandës po luan lojëra shoqërore u shpërnda nëpër internet, ndërsa personi i cili e kishte fotografuar nuk dinte se kë e kishte “gjuajtur”.

Fjala është për japonezin 74 vjeç Shigeharu Shirai, shefi i akuzave i cili tashmë 15 vjet po e shmang arrestimin. Shirai është i akuzuar se e ka vrarë rivalin e vet në bandë në vitin 2003. Pas fotografisë e cila ishte bërë në qytetin Lopburi në veri të Bangkokut, plaku u arrestua për shkak të shkeljes së vizës dhe do të ekstradohet në Japoni. Ai kishte pranuar në polici se i takon Jakuzës, por jo edhe që ka kryer vrasje, pas të cilës ka shkuar në Tajlandë.

Edhe pse nuk është jolegale të jesh jakuza, është jolegale bixhozi, prostitucioni dhe tregtia me drogë, me të cilat ata fitojnë, transmeton Gazetametro.net.

Prejardhja e jakuzave është prej grupeve kriminale të ashtuquajtur roninët, gjegjësisht samurajët pa pronarë të cilët janë endur dhe plaçkitur nëpër Japoni. Organizatat e para të Jakuzës janë krijuar para rreth 300 viteve. Ato ishin bandat Bakuto (kumarxhinjtë) dhe Tekija (tregtarë të rrugëve).

Në kohën e modernizimit të Japonisë ata filluan t’i zhvillojnë punët që kishin lidhje me kontrabandë, zhvatje, reket dhe organizim të prostitucionit. Ata rrjedhin nga të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe në krye të tyre gjendet Ojabun (babai) i cili komandon me vartësit (kobunët). Me pranim në këtë organizatë, anëtari heq dorë nga lidhjet e gjakut, gjegjësisht nga familja.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fotografoi-nje-plak-rastesisht-pa-e-ditur-se-ai-ishte-15-vjet-ne-arrati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala