Fotografitë më të mira në bujqësi

Autori:Zekirja Shabani

bujqesi 4

Fotografia e  Xhemail Shabanit është vlerësuar më e mira në mesin e qindra fotografive që kanë pasur për motiv bujqësinë në Kosovë.

Të mërkurën edhe zyrtarisht ai ka marrë çmimin e parë nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, sipas vendimit të jurisë, të përbërë nga Eliza Hoxha, Visar Kryeziu dhe Arben Islami.

Krasniqi me këtë rast tha se kjo garë ka arritur që vërtetë ta kthejë ne mendjen e njerëzve bujqësinë, të promovojë në masë të madhe sektorin dhe padyshim të shërbejë edhe si motiv që shtesë që sa më shumë njerëz të fillojnë të merren me bujqësi.

“Kjo garë padyshim se do të jetë tradicionale, dhe pse jo edhe në forma të tjera do të punojmë që ta promovojmë bujqësinë duke e kombinuar edhe në raste si kjo me profesione të tjera, sikur që është me ju që jeni edhe pasionant e fotografë profesionist”, tha ministri Krasniqi.

Përveç Shabanit, në këtë garë janë shpërblyer edhe Shkëmb Isufi, vendi i dytë dhe Arbër Halili, vendi i tretë.

Ndërkaq, nga vendi i katërt dhe deri të vendi i dhjetë fitues janë; Arian Mavriqi, Besnik Hamiti, Besart Shabani, Ardian Zullufi, Violeta Myftari dhe Berat Mehani (me dy fotografi). Të gjithë këta marrin shpërblim nga 100 euro, përveç Berat Mehanit që merr 200 euro shpërblim, pasi i janë përzgjedhur dy fotografi.

Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar edhe albumi me 100  fotografitë më të mira të garës. Ky album do të shpërndahet nëpër institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare me qëllim të promovimit të bujqësisë, si mundësi e mirë për zhvillim ekonomik, punësim dhe turizëm rural./Gazeta Fjala/

 

Xhemail Shabani, vendi i parë dhe që shpërblehet me 800 euro.

bujqesi 4

Shkëmb Isufi, vendi i dytë dhe që shpërblehet me 500 euro.

bujqesi 2

Arbër Halili, vendi i tretë dhe shpërblehet me 300 euro.

bujqesi 1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fotografite-me-te-mira-ne-bujqesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala