Foshnjet duhet të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit

Autori:Gazeta Fjala

bebi16

Të porsalindurit duhet të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit– por jo në të njëjtin krevat këshillon Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Ata rekomandojnë që bebet duhet të ndajnë me prindërit dhomën e gjumit për të paktën 6 muajt e parë të jetës së tyre, idealja do të ishte gjithë vitin e parë. Kjo mund të reduktojë rrezikun e vdekjeve të papritura (SIDS) me 50%.

Dr. Paul Jarris thotë: “Ndarja e dhomës ka shumë kuptim. Duke i pasur fëmijët pranë, prindërit mund t’i mbikëqyrin më mirë, të kujdesen për ta dhe t’i ushqejnë kur është e nevojshme.

Gjithsesi, është e rëndësishme që fëmijët të kenë sipërfaqen e tyre të veçantë të fjetjes , si për shembull ndonjë djep ose krevat fëmijësh. Ata kurrë nuk duhen lënë në ndonjë sipërfaqe të butë si divani ose kolltuku, ose të flenë në të njëjtin krevat me prindërit e tyre.

Meqë fëmijët kërkojnë të ushqehen gjatë natës, është gjë e mirë që prindërit ta kryejnë këtë proces në krevatin e tyre. E rëndësishme është që pasi të kenë mbaruar ushqyerjen, ata duhet t’i kthejnë fëmijët përsëri atje ku ishin.

Ushqyerja me gji mund të ulë rrezikun e vdekjeve të papritura me 70 %. Duke qenë se nënat kanë tendencën të flenë gjumë gjatë procesit të ushqyerjes, AAP rekomandon që të mos lihen mbi krevat jastëk, çarçafë, batanije ose gjëra të tjera të ngjashme që mund të mbysin bebin.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 3500 bebe vdesin gjatë gjumit. Numri i vdekjes së foshnjave ra shumë gjatë 1990 pas një fushate kombëtare për të mbrojtur fëmijët nga vdekja, e cila insistonte vendosjen e fëmijëve për të fjetur me kurriz.

Përveç dhomës së përbashkët dhe ushqyerjes me gji, akademia rekomandon të krijohet një ambient i sigurt gjumi :

Vendoseni fëmijën me kurriz mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të mbuluar me çarçafë ose mbulesa të puthitura mirë.

Përpiquni të mos i lini në krevatin e bebit mbulesa të buta, jastëk ose lodra pellushi. Krevati duhet të jetë bosh.

Shmangni ekspozimin e bebes ndaj tymit të duhanit, alkoolit dhe medikamenteve të paligjshme.

Edhe pse rreziku i vdekjeve të papritura është më i madh gjatë moshës nga 1 deri në 4 muaj, jo pak të rrezikuar janë edhe fëmijët në moshë më të madhe.

Shumë pediatër mendojnë se ndarja e dhomës me fëmijën mund të jetë e vështirë për shumë prindër. Ka prindër që duan ta kenë fëmijën në krevat bashkë me ta dhe të tjerë që mendojnë se ai duhet të ketë dhomën e vet.

Megjithatë, dr. David Mendez thotë se është më i shqetësuar për faktorë të tjerë siç është tymi i duhanit ose mbulesa të shumta për bebin.

“Nëse prindërit janë duhanpirës, do të preferoja që fëmijët të kishin një dhomë më vete”, thotë ai./albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/foshnjet-duhet-te-flene-ne-te-njejten-dhome-me-prinderit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala