Foshnjat me kokë të madhe do të jenë të suksesshme në jetë

Autori:Gazeta Fjala

foshnje

Foshnjat të cilat lindin me koka të mëdha janë më të zgjuara dhe kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshme në jetë se të tjerët, thuhet në studim.

Hulumtimi i kryer nga Biobank UK e konstatoi ekzistimin e një lidhje të fortë në mes të inteligjencës dhe perimetrit të madh të kokës dhe vëllimit të trurit.

Shoqata i përcolli gjysmë milionë britanikë për ta zbuluar lidhjen midis gjeneve të tyre, shëndetit të tyre fizik dhe mendor dhe suksesit në jetë.

Prova e fundit është zbulimi i parë i cili flet për një lidhje të tillë mes funksionit të trurit dhe ADN-së.

“Një marrëdhënie shumë e rëndësishme është vërejtur në mes të rezultateve të testeve kognitive dhe shumë profileve poligjenike në mesin e të cilave janë edhe vëllimi intracranial, perimetri i kokës së të porsalindurit dhe aftësitë kognitive në fëmijëri,” thuhet në studim.

Shkencëtarët thonë se ky studim mund të shërbejë për të parashikuar se sa një fëmijë do të jetë i suksesshëm në jetë dhe nëse do të shkojë në universitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/foshnjat-me-koke-te-madhe-do-te-jene-te-suksesshme-ne-jete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala