Foshnja 15-muajshe, viktima e parë e fruthit në këtë vit

Autori:Gazeta Fjala

ff_1507713597-1934010

Një foshnjë 15-muajshe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e fruthit. Foshnja që disa ditë ishte nën kujdesin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka bërë të ditur për Express, drejtori në Klinikën Infektive në Prishtinë, Hamdi Ramadani.

“Fatkeqësisht edhe pas përkujdesit të vazhdueshëm nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive në QKUK, një fëmijë i komunitetit rom, 15 muajsh, ka vdekur. I njëjti ishte diagnostikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar”, ka thënë Ramadani për Express.

E ndërkohë në këtë klinikë, janë duke u trajtuar edhe 100 raste të tjera me epideminë e fruthit.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar sot gjatë ditës lidhur me këtë problematikë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/foshnja-15-muajshe-viktima-e-pare-e-fruthit-ne-kete-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala