Formacioni i Kosovës kundër Letonisë

Autori:Gazeta Fjala

kosova22_1489671410-3173400

Këtë të hënë, Kosova do të tentojë të marrë fitoren e parë në një ndeshje zyrtare që nga momenti që njihet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA.

Përballë Kombëtares së Kosovës do të jetë Letonia. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës dhe ashtu si të gjitha ndeshjet e Kosovës edhe kjo sfidë do të transmetohet në orën 19:30 në Supersport 3.

Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje trajneri i  përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti, deklaroi se atmosfera në skuadër është pozitive dhe mbështetja e tifozëve mund ta çojë Kosovën drejt suksesit.

“Kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve. Brenda grupit entuziazmi është i lartë dhe atmosfera është pozitive. Të gjithë futbollistët e dëshirojnë me çdo kusht fitoren. Të gjithë lojtarët e konsiderojnë të veçantë këtë ndeshje pasi do të luajnë përballë publikut të zjarrtë kosovar. Mendoj se me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë do të arrimë ta fitojmë këtë duel”.

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës në miqësoren ndaj Letonisë:

Kosova: (4-3-3): Ujkani, Aliti, Dallku, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, V.Berisha, Kryeziu, Rashica, B.Berisha, Muriqi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/formacioni-i-kosoves-kunder-letonise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala