FMN kërkon të mos premtohet rritje e pagave dhe investimeve

Autori:Gazeta Fjala

auto_Ruud_Vermeulen1461217202

Përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen muajin e ardhshëm ka kërkuar maturi në zotimet fiskale, shkruan Gazeta Fjala.

“Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave dhe për të trajtuar papunësinë e lartë në vend. Të gjitha zotimet fiskale dhe veprimet përkatëse duhet të jenë në përputhje me rregullën fiskale dhe ligjin për pagat e sektorit publik”, ka thënë Vermeulen.

Lidhur me statusin e programit të mbështetur nga Fondi, duke pasur parasysh zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për muajin e ardhshëm, ai ka thënë se Fondi vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës gjatë mandatit të tij, si dhe është i gatshëm të angazhohet me qeverinë e re pas zgjedhjeve.

“Gjatë dy viteve të kaluara, objektivat e përgjithshme të programit kanë qenë përmirësimi i situatës fiskale, ruajtja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme”, ka thënë Vermeulen. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fmn-kerkon-te-mos-premtohet-rritje-e-pagave-dhe-investimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala