FMN, 185 milion euro kredi për Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

pare

Qeveria e Kosovës dhe Fondi Monëtar Ndërkombëtar kanë arritur marrëveshje për 185 milion euro kredi për periudhë prej 22 muajsh.

Këtë e ka konfirmuar vetë shefi i Misionit për Kosovën, Jacques Miniane, derisa Gazeta Fjala pati paralajmëruar se Kosova do të hyjë në një pprogram të ri me këtë institucion financiar ndërkombëtar..

“Misioni arriti marrëveshje në nivel të stafit me autoritetet lidhur me një program ekonomik i cili do të mbështetej me një Marrëveshje Stand-By (MSB) me FMN-në, në një kohëzgjatje prej 22 muajsh”, ka thënë ai.

Këto para Kosova do të mund ti tërheqë brenda periudhës afro dy vjeqare vërësisht nga nevojat dhe kushtet e parapaara në programin e ri me FMN-në.

Marrëveshja në nivel të stafit duhet të presë aprovimin e Menaxhmentit dhe Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Shqyrtimi nga ana e Bordit Ekzekutiv pritet të bëhet deri në fund të muajit korrik kur edhe kjo marrëveshje të bëhet e plotëfuqishme.

Në përmbyllje të misionit të tijë në Kosovë, Miniane ka bërë të ditur se rritja ekonomike në Kosovë ka mbetur relativisht e fortë dhe e qëndrueshme viteve të fundit, e nxitur pjesërisht nga remitancat e larta nga diaspora.

“Megjithatë, ekziston një konsensus i gjerë që nevojitet një rritje ekonomike më e lart për t’i afruar të ardhurat në nivele të vendeve fqinje dhe për të siguruar vende pune të cilësisë së lartë, për të cilat Kosova ka shumë nevojë”.

Për ta arritur këtë, ai ka thënë se autoritetet synojnë që t’i adresojnë hendeqet në infrastrukturë dhe shkathtësi, t’i adresojne kostot e larta të punës, t’i heqin pengesat strukturore të kredidhënies bankare, si dhe ta forcojnë mjedisin e biznesit.

Veprimet vendimtare në këto fusha do ta ndihmojnë ekonominë e Kosovës që të arrijë një rritje të fuqishme dhe gjithepërfshirëse, të nxitur nga sektori privat dhe eksportet.

“Politikat fiskale do të kenë për qëllim që tembaj nivelin mesatar të deficitit përgjatë periudhës së programit brenda kufizimit të rregullës fiskale prej 2 për qind. Kjo do ta mbajë borxhin publik në nivel të ulët dhe të qëndrueshëm në periudhën afatmesme”.

Rregullimet përkatëse do të bëhen me fokus që të frenohen ndikimet e vendimeve parazgjedhore të vitit të kaluar dhe të përmirësoj strukturen e buxhetit. Në veçanti, duke e mbajtur nivelin e pagave publike në vlera aktuale nominale, duke kufizuar shpenzimet në mallra dhe shërbime, si dhe duke shtuar përpjekjet për mbledhjen e të hyrave, do të krijohen hapësira të nevojshme për shpenzime prioritare të cilat nxisin rritjen ekonmike. Kombinimi i deficitit më të ulët dhe disbursimeve të Fondit do të ndihmojë që Qeveria ta kthejë mbulimin e parasë së gatshme në nivel të duhur”.

Sa i përket bankaave ai ka thënë se janë të kapitalizuara mirë, janë likuide dhe fitimprurëse, me përmirësim të cilësisë së aseteve, megjithatë, vazhdojnë të ekzistojnë disa sfida. Një ndër to është mungesa e valutës së Kosovës, kapaciteti i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së) për të vepruar si huadhënës i opsionit të fundit në sistemin bankar është i kufizuar.

Në këtë mënyrë, sipas tij, programi i ri i autoriteteve do t’i japë përparësi miratimit të një kornize të re për Asistencë Emergjente të Likuiditetit (ELA), në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ngjashëm, programi do të sigurojë aplikim të plotë të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik në të gjitha bankat në Kosovë, gjë që do ta ndihmojë BQK-në t’i identifikojë dhe trajtojë më mirë rreziqet në sektorin financiar. Gjithashtu, do të bëhen përpjekje për të zhvilluar vegla të politikave të makroprudencës në BQK dhe për t’i institucionalizuar kapacitetet e autoriteteve për menaxhim të krizave./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fmn-185-milion-euro-kredi-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala