Flurim Zenuni, 20 vjeçar nga Kosova, vritet në Siri

Autori:Zekirja Shabani

furim

Flurim Zenuni, vetëm 20 vjeçar, është kosovari i radhës që ka humbur jetën në Siri. Ai iu kishte bashkangjitur grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik apo ISIS, pak muaj më parë.

Zenuni është nga fshati Kuk, komunës Dragashit, ndërsa ka poseduar edhe nënshtetësi gjermane, ku edhe ka jetuar me familje.

Zenuni i është bashkangjitur ISIS-it, nga Gjermania.

Kur familjen e tij e kanë njoftuar ditë më parë për vdekjen e Flurimit, disa familjarë të tij që jetojnë në Kosovë, kanë hapur të pame në fshatin Kuk.

Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani.

Nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që jetojnë në diasporë e që iu kanë bashkangjitur ISIS-it, siç është rasti i Flurimit.

Por, nga Kosova në ISIS, llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/flurim-zenuni-20-vjeqar-nga-kosova-vritet-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala