Fluidi mbushë Kosovën me pije të Serbisë

Autori:Gazeta Fjala

59626705_2178944838868312_4773008928550158336_n (1)

Është kompani shqiptare, por në tregun e Kosovës shet produkte me barkod të Serbisë. Pavarësisht taksës 100 për qind, të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të këtij shteti, kompania “Fluidi”, e cila ka bazë në Preshevë dhe në Gjilan nuk ka ndryshuar avazin e shitjes.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të Gazetës inFokus shihet se lëngjet e markës “Jaffa Champion”, të prodhuara nga kompania Fluidi po qarkullojnë në tregun kosovar më barkod të Serbisë.

Fluidi është kompani  vendëse me aktivitet prodhues në komunën e Gjlanit, e cila njihet për prodhimin e pijeve natyrale dhe të gazuara në Kosovë dhe Ballkan.

E njëjta kompani ka bazë edhe në Preshevë, ku edhe janë prodhuar lëngjet të cilat në bazë të fotografive janë duke u shitur me barkodin e Serbisë 860.

Ndaj këtij kodi Qeveria e Kosovës kishte vendos taksë 10 për qind më 6 nëntor të vitit 2018, kurse më 21 nëntor taksën e ngrit në 100 për qind.

Qeveria e Kosovës, deri më tani, nuk është zmbrapsur nga ky vendim edhe pas shumë kërkesave nga Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin apo anulimin të kësaj takse/Gazeta inFokus/


Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fluidi-mbushe-kosoven-me-pije-te-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala