Flora Brovina kërkon falje për fotografinë, jep emrin kush ja dha atë

Autori:Gazeta Fjala

auto_Brovinaa-A3-600x360-1-660x3751558075606-1-852x460

Pas intervistimit që i ka bërë Policia e Kosovës, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka folur para mediave.

Ajo ka kërkuar falje për fotografinë që e prezantoi një ditë më parë, ku tha se në të janë serbët teksa dhunojnë një grua shqiptare para familjes së saj.

Brovina ka deklaruar se atë, si dosje, ja dha Mevlude Saraqi në vitin 2003.

“Nuk kam besuar që dikush më jep diçka të pa verifikuar apo të pasaktë. Prandaj, nuk kam besuar që ky dokument mund të jetë diçka që nuk është i saktë. Unë qëndroj në disponimin e organeve të shtetit për të gjitha rastet. Në vitin 2003 ma kanë dhënë, e ruaj bashkë me krejt të tjerat. Ju kërkoj falje të gjithë atyre, dhe qëndroj për fajësinë time, që nuk e kam verifikuar….aktivistit nuk ja di emrin, ndërsa nënkryetarja e Komisionit ka qenë Mevlude Saraqi që kemi punuar shumë bashkë. Këtë rast ajo ma ka sjellur zarfin dhe më ka thënë që kjo grua është 35 vjeçare, dhe e di rastin”, thotë Brovina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/flora-brovina-kerkon-falje-per-fotografine-jep-emrin-kush-ja-dha-ate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala