Fletarrest për krime lufte

Autori:Zekirja Shabani

arrest

Organizata ndërkombëtare policisë, Interpol ka shpallur fletarreste të kuqe për 12 shtetas të Malit të Zi, të dyshuar për krime gjatë luftës në Kosovë, njoftojnë mediat e Podgoricës.

Fletarrestet janë shpallur në bazë të urdhrit të UNMIK-ut, kurse ndaj këtyre personave janë iniciuar aktakuzat në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të cilat i ngarkojnë ata se në vitin 1999 në Rekën e Keqe afër Gjakovës kanë kryer krime kundër civilëve shqiptarë.

Por, sipas Milenko Jovanoviq, kryetar i shoqatës së qytetarëve të shpërngulu nga Kosova, “këta 12 të kërkuar nga Interpoli kanë qenë qytetarë të ndershëm, të cilët kanë pasur raporte të shkëlqyeshme më fqinjët e tyre shqiptarë në Gjakovë”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fletarrest-per-krime-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala