Flet Valdete Daka pas mbledhjes së mbajtur rreth helmimit të zyratrëve të KQZ-së

Autori:Gazeta Fjala

valdete-daka-650x358

Komisioni Qendror Zgjedhor pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për votat e tjera, afër 15 mijë të diasporës, nesër do të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Votat që janë vlerësuar që kanë qenë në hapësirën e mbyllur, KQZ ka vendos që këto vota nesër nën përcjelljen e policisë të dërgohen në QNR meqenëse ato vota nuk janë objekt i hetimit… Bëhet fjalë për 15 mijë e 500 zarfe që janë vlerësuar dhe verifikuar”, tha Daka.

Për zarfet e ardhura nga Serbia, Daka tha se do të mbesin në të njëjtën hapësirë në mënyrë që të mos pengohet hetimi nga ana e policisë.

Ajo tha se pasi të kryhen hetimet dhe të bëhet vlerësimi nëse janë të rrezikshme ose jo, do të vazhdohet sipas procedurave.

“Këto zarfe që potencialisht dyshohen se ka ndonjë materie apo çka do qoftë do të mbesin në atë hapësirë që të hetohen nga policia dhe forenzika. Ende nuk dihet se posa ka filluar vlerësimi i tyre. Nuk ka arrit të bëhet asnjë punë. Pasi të kryhen hetimet dhe vlerësohen a janë të rrezikshme të vazhdohen sipas procedurave”, tha ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/flet-valdete-daka-pas-mbledhjes-se-mbajtur-rreth-helmimit-te-zyratreve-te-kqz-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala