Flet Talat Xhaferi: Ivanov burimi kryesor i dhunës

Autori:Gazeta Fjala

talat xhaferi

Talat Xhaferi, kryetari i ri i Parlamentit akuzon presidentin  Gjorge Ivanov se është burimi kryesor i situatës në Maqedoni.
Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News  dhënë mëngjesin e sotëm deklaroi se: “Ivanov është burimi kryesor i gjithë kësaj pasoje. Nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj gjëndje dhe me thirrjen politike dëshiron të lajë veten nga fajësia por nuk mund të anashkalojë. Takimi i thirrur sot për të mbledhur partitë është farsë”.

Intervista e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi:

Gazetarja: Si e përjetuat këtë moment që erdhi pas zgjedhjes tuaj në krye të Parlamentit?

Talat Xhaferi: Është akt i padëshiruar në demokraci, duhet të them që parparakisht ne kemi paramenduar dhe paravleresuar se mund të ndodhë një gjë e tillë për faktin se për tre muaj debat në Maqedoni po nxitej një reagim i tillë. Nuk ishte e papritur por mbi të gjitha vullneti i shumciës parlamentare është vënë në funksion dhe të gjitha aktivitetet po bëhen për stabilizim të situatës. Edhe rreth parlamentit situata është e pastruar dhe është nën mbikqyrjen e Ministrinë e Brendshme. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të vihet në funksion puna e parlamentit dhe institucioneve të tjera.

Gazetarja: Besoni se do të arrihet në një konsensus të krizës politike?

Talat Xhaferi: Unë mendoj se akti i zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit është pikënisja e daljes nga kjo krizë e stërgjatur në Republikën e Maqedonisë dhe s’do mend që subjekti politik që nuk ka gatishmëri që të bëjë transferimin e pushtetit konform rezultateve zgjedhore, rezulton në këtë veprim që dje ka eskaluar dhe unë besoj se do reflektojnë instancat në vecanti Ivanov, i cili unë besoj se është burimi i kësaj pasoje pasi ai ka uzurpuar kompetencat e Kushtetutës që nuk i takojnë dhe besoj që nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj situatë dhe i këtij ekslaimi dhe me thirrjen që i ka bërë partive, ai kërkon të lajë veten nga fajësia, por mbi të gjitha nuk mund të anashkalojë përgjegjësitë politike dhe penale, ai është burimi kryesor i kësaj situata. Mendoj se me veprimet në vazhdim në do bëjmë përpjekje që të anashkalohet pezullimi i punës së institucioneve.

Gazetarja: Mendoni se do të sjellë zgjidhje takimi i sotëm i Presidentit Ivanov me partitë parlamentare?

Talat Xhaferi: Unë do të thoja që thirrja për takim liderësh është fals, për faktin se pas mosbërjes së kolaicionit mes VMRO dhe partive politike shqiptare në 29 janar, Ivanov thirri liderët, ai vendosi disa kushte që nuk i takojnë me Kushtetutë por mbi të gjitha liderët e partive të shumicës vepruan konform atyre kërkesave dhe e siguruan atë se ka shumicë parlamentare gjë që rezultoi që ai mos respektojë atë vullnet dhe të veprojë ashtu sic ka vepruar deri tani. Prandaj them se burimi i kësaj situatë të djeshme është Ivanov.

Gazetarja: Cilat do të jenë veprimet e mëtejshme që do të merrni?

Talat Xhaferi: Ne do të përqëndrohemi në punën e parlamentit për faktin se mundësia edhe pse ekziston ligjore dhe parlamentare të ngrihet votëbesim ndaj Ivanovit, ne jemi të vetëdijshme që konform numrave nuk kemi atë shumicë për ta realizuar iniciativën politike të Ivanovit. Në do të bëjmë të gjitha veprimet institucionale që janë në përputhje me ligjet e Maqedonisë.

Gazetarja: A do të ketë sot vijim të seancës parlamentare?

Talat Xhaferi: Në fakt shumica parlamentare ka kërkuar që të vazhdohen punimet e seancës, por fakti që rezluton me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe duke pasur parasysh dëmet që janë krijuar brenda parlamentit mendoj që nuk ka ambient që të vazhdohet me punë, duhet të riparohen dëmet dhe besoj që pas festave parlamenti të fillojë të funksionojë.

Gazetarja: Në tryezën e Presidentit do të përfaqësoheni?

Talat Xhaferi: Nuk mund të flas për këtë, i takon organeve partiake, besoj se me konsultat e bëra atë përgjigje do ta kërkoni nga organet partiake. Unë nuk kam njohurinë për ecurinë e kësaj ideje. Do të analizohet mirë, dhe personalisht mendoj se Ivanov nuk ka pse kërkon takim lideresh, kur dihet që me mosveprimein e tij kundër obligimeve që ka nuk e shoh të arsyeshme. Kjo është një farëse që ai kërkon të lajë vetem me detyrat që ka.

Gazetarja: E shihni të arsyeshme që partitë shqiptare të marrin pjesë në këtë takim?

Talat Xhaferi: Nuk dua të komentoj obligimet dhe vendimet e partive shqiptare. Organet partiake të vlerësojnë, i takon partive politike./ Oranews

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/flet-talat-xhaferi-ivanov-burimi-kryesor-i-dhunes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala