Flet babai i terroristit të Manchesterit

Autori:Gazeta Fjala

salman-abedi

Babai i të dyshuarit që hodhi veten në erë në Manchester Arena në Manchester të Britanisë së Madhe, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm.

Babai i sulmuesit i identifikuar si Salman Abedi, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm. Policia ka konfirmuar se kanë arrestuar edhe vëllain e sulmuesit, transmeton Gazeta Express.

Ramadan Abesi, i cili momentalisht gjendet në Tripoli, ka thënë për AP’në se beson se djali i tij është i pafajshëm.

Ai ka thënë se Salman e ka vizituar Libinë para një muaji e gjysmë, derisa ka thënë se policia ia ka arrestuar edhe djalin tjetër Ismailin.

Abedi ka hedhur veten në erë në “Manchester Arena” aty ku po mbahej koncerti i këngëtares së muzikës pop, Ariana Grande.

Nga ky sulm, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi terrorist ISIS, u vranë të paktën 22 persona dhe u plagosën 64 të tjerë – 20 prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/flet-babai-i-terroristit-te-manchesterit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala