Flamuri kuq e zi i pengon Serbisë, “e dënon ashpër” takimin e Albin Kurtit me diplomatët norvegjezë

Autori:Gazeta Fjala

auto_09mpjs1570629206-852x460

Ministria e Punëve të jashtme të Serbisë, e ka “dënuar ashpër”, takimin e përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, departamenti i Evropës Juglindore, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grøndahl me kryetarin e kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurtin, partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Sipas raportimeve të mediave serbe, në takim u mbajt flamuri i Shqipërisë, gjë që nuk iu pëlqeu serbëve, shkruan gazeta inFokus.

Sipas agjencisë së lajmeve, FoNet, Kurti është ithtar i krijimit të Shqipërisë së Madhe, dhe që secili që takohet në Prishtinë me të, i cili pretendon të jetë kryeministër i Kosovës, legalizon idenë e Shqipërisë së Madhe, përkatësisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, thuhet në komunkatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/flamuri-kuq-e-zi-i-pengon-serbise-e-denon-ashper-takimin-e-albin-kurtit-me-diplomatet-norvegjeze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala