Filluan punimet në dy projekte infrastrukturore të Skenderajt

Autori:Gazeta Fjala

rrugee-600x360

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj – Vushtrri dhe Kotorr – Qubrel, investime  të MIT.

Ministri Lekaj tha se ndihet mirë se po investohet në përmirësimin e jetës më të mirë të qytetarëve të Skenderajt dhe anë e kënd Kosovës. Ai shtoi se pa i zhvilluar komunat e zonat rurale nuk zhvillohet as shteti.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj për investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në Skenderaj dhe tërë Kosovën pa dallim bindjesh politike, sepse  këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin.

Rruga Skenderaj – Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra, ka kosto prej 800 mijë euro. Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/filluan-punimet-ne-dy-projekte-infrastrukturore-te-skenderajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala