Fillon votimi përmes postës

Autori:Gazeta Fjala

zgjedhje-kosove-600x360-1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e Votimit Përmes Postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ janë të publikuara të gjitha informacionet lidhur me këtë proces.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fillon-votimi-permes-postes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala