Fillon referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi

Autori:Gazeta Fjala

1490633176turqit

Sot filloi në Turqi referendumi historik për një rishikim kushtetues që i jep më shumë kopetenca rolit të presidentit, një votim që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Rezultati i këtij konsultimi popullor do të influencojë të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, mbi problemin e çështjes kurde dhe evoluimin e dinamikave sociale.

Rezultatet e sondazheve publike janë të ngushta, me një kryesim të lehtë të platformës në mbështetje të zgjerimit të pushtetit të presidentit.

“Mendoni se ç’do të ndodhte, nëse, me vullnetin e Zotit, kutitë e votimit do të zienin nga votat pro”, deklaroi Erdogani në fjalimin hapës në Stamboll, i pari nga katër të tillë në axhendën e takimeve të sotme të presidentit turk.

“Me vullnetin e Zotit, nesër mbrëma, ky vend do të festojë,” u tha Erdogani mbështetësve të tij.

Referendumi popullor, i iniciuar nga Erdogani, u kërkon votuesve të shprehen nëse Turqia duhet të ketë një presidencë me pushtet ekzekutiv, duke zëvendësuar në këtë mënyrë sistemin parlamentar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fillon-referendumi-per-ndryshimet-kushtetuese-ne-turqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala