Fillon numërimi veror i orës

Autori:Zekirja Shabani

ndryshon-ora

Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës kanë lëvizur 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Ndryshimi i akrepave është një proçes i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fillon-numerimi-veror-i-ores/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala